Pas largimit nga drejtimi i kombëtares shqiptare, nuk ka munguar kurioziteti i sport-dashësve të mësojnë se ku mund të transferohet Gianni De Biasi.
Së fundmi, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka publikuar një fotografi në profilin e tij në facebook bashkë me ish trajnerin e Kombëtares Shqiptare.
Sipas asaj që shkruan Pacolli, duket se De Biasi mund të drejtojë Kombëtaren e Kosovës. Për këtë ai do të bisedojë me presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri për të parë nëse kjo gjë mund të arrihet.
"Me mikun tim Gianin, heroin e gjithë shqiptarëve. De Biassi mu duk goxha i interesuar për ta drejtuar edhe Kosovën. Do të bisedoj me Vokrrin, ndoshta mund të bëhet diqka e bukur.",shkruan Behgjet Pacolli në postimin e tij.
I mbetet ditëve në vijim të shikojmë se çfarë do të ndodhë me teknikun italian.