INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gianni Infantino zgjidhet president i FIFA-s

Gianni Infantino zgjidhet president i FIFA-s

Publikuar më: 18:16 26-02-2016

Gianni Infantino është zgjedhur në krye të FIFA-s pas raundit të dytë të votimit në Asamblenë Zgjedhore të mbajtur këtë të premte në Zyrih.

Italo-zvicerani arriti të marrë 115 vota në raundit e dytë të votimit, ndërsa sheiku i Bahrejnit Al Khalifa u rendit i dyti me 88 vota, princi i Jordanisë, Al Hussein, 4 vota, ndërsa Jerome Champagne nuk arriti të merrte asnjë votë në këtë raund.

Raundi i parë i votimit nuk arriti të zgjidhte presidentin pasi asnjëri nga kandidatët nuk arriti të merrte dy të tretat e votave, ndërsa në raundin e dytë ishte Gianni Infantino që arriti të zgjidhet presidenti i organit më të lartë të futbollit botërorë, duke zëvendësuar në këtë post të larguarin Sepp Blatter.

Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836