INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi Buffon padit revistën

Gigi Buffon padit revistën "Chi" për fotot intime me bashkëshorten [FOTO]

Publikuar më: 15:34 23-07-2017

Gianluggi Buffon dhe Ilara D’Amico kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit.

Çifti i cili ndodhet me pushime së bashku me fëmijët e tyre ka gjetur pak kohë për të qëndruar vetëm.

Në një moment relaski në jaht, duke buzëqeshur bashkëshortja e portierit italian ka vendosur kokën në mes të këmbëve të Buffonit, foto e cila është publikuar nga e përjavshmja italiane “Chi”.

Ky imazh ka pushtuar botën në saje të paparacëve të revistës “Chi”, e cila do të përballet me procedura gjyqësore pasi u padit nga ylli italian. E gjithë kjo pasi që Buffon ka zgjedhur që të ndjekë rrugët ligjore dhe të ngrejë padi kundër revistës për fotografitë e publikuara shkruan Sportfair.

Me anë të avokates së tij Daniela Missaglia, Buffon i ka nisur një letër revistës italiane, në të cilën denonconte Chi për publikimin e fotove. “Më e prekura nga këto foto është Ilaria D’Amico. Ajo ishte duke qeshur dhe nuk po bënte asgjë nga ato që ju aludoni.

Ka qenë një moment që bashkëshortja e Buffon uli kokën për të kapur çastin, që ju keni publikuar”- ishte një pjesë e letrës që i drejtohej revistës ndërsa në një pjesë të saj thuhej që do ta denonconin për shpifje.

Theksojmë se gardiani i Juventusit po pretendon se në këtë formë po mbron imazhin personal dhe atë të fëmijëve të tyre.

gig.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551