Sot është ditë e trishtueshme për tifozët e Juventusit pasi pas 17 sezonesh, legjenda Gianluigi Buffon do të largohet. Kjo pasi 30 qeshori përkon me fundin e kontratës së disa lojtarëve.
Buffon ka dhënë lamtumirën me një letër emocionuese që i ka përlotur fansat.
"Të dashur juventinë, sot është dita ime e fundit si lojtar i kësaj skuadre. Janë 17 vite që kam kaluar si juventin, 17 vite me miq,. shokë skuadre, mes lotëve të gëzimit të fitores apo të humbjes. kam fituar shumë trofe, janë thënë shumë fjalë, kemi qenë të zhgënjyer, të lumtur dhe kemi përjetuar së bashku shumë emocione. Nuk do të harroj asgjë, do t’i marr me vete të gjitha këto emocione", shkruan Buffon.