INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi dhe Zayn kombinojnë veshjet në drekën romantike ne NY

Gigi dhe Zayn kombinojnë veshjet në drekën romantike ne NY

Publikuar më: 15:21 08-05-2016

Ata tashmë janë një ndër çiftet më të përfolura në botën e Show-Bizz, dhe sigurisht kur dalin bashkë, sigurohen që të vishen bukur e të kombinojnë me njëri-tjetrint. “Zogjtë e dashuruar” ishin veshur të dy me lëkurë, në një drekë në New York. Gigi Hadid kishte veshur një xhaketë lëkure që kombinon me pantallonat e të dashurit të saj Zayn Malik.

Gigi ishte veshur sportive me streçe, bluzë të shkurtër dhe xhaketë lëkure. Modelja kishte vënë disa aksesorë me hije ari, një varëse ari dhe një kuletë të zezë lëkure.

Ish këngëtari i grupit One Direction mbante veshur një këmishë të bardhë me mëngë të gjata, pantallona lëkure dhe një palë cizme kamoshi.

Edhe pse ishin kombinuar me njëri-tjetrin, veshja e tyre e thjeshtë ishte pak larg nga shkëlqimi qe çifti kishtë në Met Ball disa ditë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113