Gigi Hadid ka qenë në qendrën e akuzave për racizëm gjatë ditëve të fundit.
I dashuri Zayn Malik kaloi menjëherë në mbrojtje të supermodeles bukuroshe, por duket se nuk ka mjaftuar pasi hija e racizmit nuk është larguar ende nga ajo. Kështu ata nuk kanë dashur të bien në sy në shfaqjen e parë në publik pas akuzave duke zgjedhur një dalje me profil shumë të ulët. Bukuroshja amerikane zgjodhi një palë pantallona lëkure dhe një bluze me jakë V, ndërsa artisti britanik me kapuç, xhinse dhe pulovër të thjeshtë me një figurë dinosauri. Me fjalë të tjera, po e mbajnë kokën ulur deri sa stuhia të largohet. Dhe të mendosh që fajtore nuk ishte as Gigi, pasi ishte motra e saj Bella ajo që po picërronte sytë për të imituar Budën. Por interneti nuk kursen askënd.