INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi Hadid apo Kim Kardashian? Nuk arrijmë ta dallojmë ndryshimin! [FOTO]

Gigi Hadid apo Kim Kardashian? Nuk arrijmë ta dallojmë ndryshimin! [FOTO]

Publikuar më: 16:26 11-10-2016

Bota e spektaklit është shumë e vogël, sidomos për dy personazhe shumë të përfolura si Gigi Hadid dhe Kim Kardashian.

Aq sa të dyja këto kanë vuajtur nga i njëjti person që kërkoi t’u bëjë rrengje në rrugë, me Gigi-n që të gjithë e mbajmë mend si reagoi dhe të pasmen e Kim që për pak shpëtoi pa u puthur. Dhe ndërsa Kim nuk mësoi dot nga Gigi që të paraprijë rrengun, kjo e fundit duket se nuk kërkon të përsërisë të njëjtin gabim. Supermodelja bukuroshe është frikësuar deri në palcë nga grabitja që i ndodhi bashkëshortes 35 vjeçare të Kanye West dhe kështu ka vendosur të marrë masat e nevojshme. Ajo e ka rritur sigurinë në të tilla nivele që as nuk mund të mendosh të marrësh frymë afër 21 vjeçares se nuk i dihet si mund të reagojnë “gorillat” që e mbrojnë. Dhe kur truprojet i rrethojnë nga të gjitha anët, vështirë se arrijmë të kuptojmë në është njëra apo tjetra.

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762