Gigi Hadid është një nga supermodelet më të kërkuara të momentit, por nëse do merrej me boks do ishte një kampione e vërtetë. Modelja 21 vjeçare kishte një javë të ngarkuar me xhirimet e Tommy Hilfiger dhe me setin e ri të fotografive për kopertinën e revistës “Vogue”, dhe për t’u relaksuar disi, ka gjetur mbështetjen te boksi. Në videon e postuar nga TMZ, Gigi na tregon që është një atlete tepër e zonja, duke goditur thesin e boksit...me taka. Edhe pse e veshur me pantallona lëkure e taka të larta, ajo godiste si Rocky Balboa, mbi të gjitha dukej shkëlqyeshëm.