Ata janë një nga çiftet më të famshëm dhe më të përfolur në mediat rozë. Nëse për një periudhë u duk sikur marrëdhënia e tyre u ftoh, Zayn dhe Gigi tashmë po i vërtetojnë botës se sa shumë duhen. Pas një javë të lodhshme, e gjithashtu të sikletshme ku modelja 21 vjeçare u sulmua nga një person i panjohur, ajo ka vendosur të arratiset me të dashurin e saj, në një vend ekzotik me palma. Supermodelja ka postuar një foto në Instagram me këngëtarin 23 vjeçar, ku shihen të përqafuar, të qeshur, si për të na treguar edhe njëherë se sa shumë duhen. Nuk kanë munguar as komentet e fansave, të cilët kanë shprehur simpatinë e madhe ndaj tyre. Një çift për t’u pasur zili!