INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi Hadid e dashuruar marrëzisht me Zayn Malik [VIDEO]

Gigi Hadid e dashuruar marrëzisht me Zayn Malik [VIDEO]

Publikuar më: 19:43 27-09-2016

Gigi Hadid nuk rresht së dashuruari të dashurin e saj Zayn Malik, dhe këtë na e vërteton çdo ditë e më shumë, për më tepër ajo shprehet se dëshiron të jetë përgjithmonë me 23 vjeçarin. Modelja është intervistuar së fundmi nga dy fanset e saj më të zjarrta, Stella Jones dhe Lila Moss Hack për revistën “Dazed”. Kur ato e pyetën Gigi-n se me cilin personazh të famshëm do të donte të ishte në një ishull të vetmuar, ajo u përgjigj në mënyrën më të këndshme të mundshme. “Llogaritet i dashuri im? Do merrja atë sigurisht”. 21 vjeçarja gjithashtu kundërshtoi edhe lajmet e fundit që ajo dhe këngëtari ishin ndarë. Stella e pyeti atë për thashethemin më të çmendur që ajo kishte dëgjuar për veten dhe u përgjigj “Zbulova online që unë isha drejt ndarjes, gjë që nuk ishte e vërtetë, dhe mu duk shumë argëtuese”. Jemi të lumtur që çdo gjë rreth tyre është në rregull.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499