Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë një ndër çiftet e preferuar për të gjithë. Marrëdhënia e tyre prej afro 3 vite ka pësuar ulje dhe ngritje, por dashuria për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë.
Gigi është edhe muza e Zayn Malik dhe ai jo rrallëherë i dedikon asaj këngë, mjafton të përmendim këngën “Pillowtalk”.
Së fundmi, Zayn në këngën e tij më të fundit “Fingers” i këndon sërish modeles dhe flet për dashurisë që ndjen për Gigi Hadid, sa e parezistueshme është ajo dhe sesa shumë u lëndua kur ata u ndanë në muajin maj. Nga ana tjetër, jo më larg se dje modelja 25-vjeçare ka ndarë një foto në Instagram ku shfaqet me të dashurin e saj, ku shprehet se është e lumtur që po rikthehet në shtëpi aty ku gjendet personi i zemrës.