INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi Hadid ndërron profesion! Bëhet fotografe personale e Zayn Malik për koleksionin e ri të brandit të njohur [FOTO]

Gigi Hadid ndërron profesion! Bëhet fotografe personale e Zayn Malik për koleksionin e ri të brandit të njohur [FOTO]

Publikuar më: 19:47 08-03-2017

Gigi Hadid e cila nuk mund të shkojë në asnjë vend pa u fotografuar, është ajo që ka aparatin fotografik në dorë!

Bukuroshja 21 vjeçare po realizon fotografitë për fushatën e Versus Versace, krijuesi i së cilës është i dashuri i saj Zayn Malik. Ne ishim shumë të intriguar kur morëm vesh se Zayn po punon me Donatella Versace dhe tashmë momenti që po prisnim erdhi, lançimi i koleksionit së Pranverë/Verë 2017 për Versur Versace. Në këtë fotosesion kanë marrë pjesë Zayn Malik dhe modelen Adëoa Aboah, ndërkohë që fotografe ishte as më shumë dhe as më pak se Gigi Hadid.

“Koleksioni i ri i Versus përfshin gjithçka që është speciale rreth Zayn, Gigi dhe Adëoa. Ata janë të rinj të cilët personifikojnë gjendjen shpirtërore të gjeneratës së tyre me ndershmërinë, energjinë dhe dashurinë e tyre”, tha Donatella Versace.

 

Gjykuar nga fotot, duhet ta pranojmë që Gigi është e talentuar! 

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082