Ajo është një nga supermodelet më të famshme në botë, por duket se është edhe e dashura që çdo mashkull do të dëshironte.
Bukuroshja 21 vjeçare duket se i dhuron përkëdhelje dhe puthje këngëtarit Zayn Malik në çdo çast, të cilat i poston në Snapchat duke treguar se nuk ka problem ta shfaqë dashurinë e saj publikisht. Gjithçka filloi me një puthje dhe pastaj Gigi iu afrua më shumë duke e nxehur situatën ndërkohë që Zayn nxirrte tym nga goja e tij. Dyshja po dëgjonte këngën e Ariana Grande, "Dangerous Woman" dhe jo pa qëllim pasi Hadid po kthehej në një të tillë sa më shumë i afrohej të dashurit të saj.