Ajo duket seksi në gjithçka!
Dhe Gigi Hadid e ka provuar edhe një herë duke pozuar në asgjë më shumë se thjesht “të nevojshmet”. Bukuroshja 21 vjeçare dukej si gjithmonë përvëluese në setin e saj të fundit fotografik, të realizuar për një fushatë të Tommy Hilfiger. Ajo shfaqi trupin e saj fantastik në një kombimin me reçipeta dhe mbathje të zeza, me në sfond një mur të kuq. Jemi mësuar ta shohim të veshur lehtë, por Gigi e ka provuar edhe një herë që mbetet kënaqësi për sytë. Dhe duhet thënë që as nishanet e saj nuk kishin aspak nevojë për photoshop pasi tek supermodelja amerikane çdo gjë duket se është në vendin e vet, në funksion të pamjes tërheqëse.