Ata kanë qenë në qendër të vëmendjes që kur kanë filluar të dilnin bashkë vitin e kaluar. Gigi Hadid gjithmonë e shpreh se është shumë e dashuruar pas Zayn Malik dhe gjatë kohës që janë të zënë me angazhimet e punës, ka shpërndarë një foto me të dashurin e saj në Instagram. Modelja 21 -vjeçcare postoi një foto të çiftit duke “rikrijuar” tekstin e këngës hit të ish këngëtarit të One Direction, “Pilloëtalk” teksa ata qëndronin të përqafuar poshtë çarçafëve. Aq shumë e kishte marrë malli, bukuroshen Hadid, saqë në foton e shpërndarë me fansat e saj, kishte shkruar se do të qëndronin gjithë ditën në krevat.
Fansat e Gigit dukeshin të lumtur për foton e adhurueshme të çiftit, duke komentuar “sa ëmbël”, “çifti ideal” dhe “çifti më i mirë”. Çcifti nuk është parë në publik që nga “Met Ball” kur aty bënë daljen e parë së bashku në tapetin e kuq, por duket qartë, se Zayn nuk ka qenë larg mëndjes së Gigi-t.