INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi Hadid u përgjigjet fansave që komentojnë trupin e saj në rrjetet sociale

Gigi Hadid u përgjigjet fansave që komentojnë trupin e saj në rrjetet sociale

Publikuar më: 14:44 24-04-2016

Gigi Hadid shumë shpejt është kthyer në yllin e botës së modelingutme me pamjen e saj prej një vajze nga Kalifornia dhe rrëzëllitëse, ama stili i saj tregon që është një realisht një “bombë”.

Hadid di si të vishet dhe të nxjerrë në pah linjat e saj, duke filluar që me barkun zbuluar, në fustanet mbuluese dhe të mbyllura deri në qafë. Top modelja edhe një triko të bardhë e një palë xhinse i bën të duken elegante. Ne po e quajmë një ikonë të modës.

Gigi Hadid duhet ta ketë të thjeshtë me format e saj të lindura por as ajo nuk ka imunitet ndaj kritikave në rrjetet sociale. Këtë mëngjes ajo publikoi një shënim në instagram ndaj ndjekësve në Instagram, të cilët kanë postuar komente urryese për të gjatë muajit të modës.

“Unë jam njeri dhe nuk do të gënjej që e lejova negativitetin të ndikontë tek unë", shkroi ajo dhe pastaj filloi të fliste se si ndihej për vendin e saj ne fushën e modës veçanërisht në lidhje me trupin e saj.

Pse Gigi është muza e re e modës ? "Unë punoj shumë për këtë jam e bindur " tha ajo. " Unë kam një trup i cili më parë nuk pranohej në fushën e modës ... po unë kam gjoks, vithe, kam kofsha por nuk po kërkoj për trajtim special. Komentet tuaja të këqija nuk më bëjnë të ndryshoj trupin tim."

Article Logic
Execution time: 0.0044360160827637