Këtë herë nuk bëhët fjalë për pushtimin e pasarelave të modës, gjë të cilën Gigi Hadid e bën më së miri, sëbashku me motrën e saj modele, Bella Hadid, e cila është shpallur dhe si “modelja e vitit”.
Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka postuar në instagram një foto ku duket modelja 20 vjeçare Gigi Hadid e veshur me koleksion Rita X, të Adidas. Nga përshkrimi që i ka bërë fotos duket se Rita Ora është e lumtur për faktin që modelja e njohur është veshur nga koleksioni i këngëtares 25 vjeçare.