Shprehja “Kush ka fat në lojë, nuk ka në dashuri”, duket se nuk është fare për bukuroshen Gigi Hadid sepse jeta e saj po shkëlqen në të dyja fushat.
Ajo ka fituar 400 dollarë në Las Vegas, pasi i dashuri i saj Zayn Malik, e ka mësuar se si të luajë Blackjack. Gjatë një interviste të dhënë për Jimmy Fallon, modelja amrikane rikujtoi sesi e festoi ditëlindjen e 21-të teksa u “arratis” me të dashurin e saj.
“Zayn më mësoi se si të luaja Poker një natë përpara se të shkonim në Vegas , kështu që unë fitova 400 dollarë, me një dorë fillestare prej 15 dollarësh”, tha bukuroshja e cila nxitoi të sqaronte se ka luajtur BlackJack dhe jo Poker. Nëse Gigi vazhdon të ketë të njëjtin fat edhe në lojë, me siguri Zayn do të pendohet që ja ka mësuar këtë lojë.