Modelja e njohur Gigi Hadid, e cila prej vitesh është përfolur për lidhjen e saj me këngëtarin Zayn Malick, lidhje prej së cilës ka ardhur në jetë dhe vajza e tyre Khai, ka zbuluar së fundmi disa “sekrete” familjare.
Në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, modelja ka treguar se çfarë ndodh brenda familjes Hadid dhe anën e kujt mban Zayn kur në familje bëhen diskutime të forta.
“Kur vjen puna tek çështjet familjare dhe botërore, mami im më quan mua truri dhe Bella zemrën. Vëllai im është gjysmë për gjysmë. Në çdo diskutim familjar që bëhet Bella përfshihet shumë emocionalisht, ndërsa unë ndërtoj skema dhe flas shumë qetë.”
Sa i përket partnerit të saj, modelja ka zbuluar se në diskutimet familjare ai mban zakonisht anën e mamasë së saj.
“Kur jemi në mes të një diskutimi familjar dhe e pyesim ‘Zayn, anën e kujt mban ti?’, ai është shumë simpatik. Ai mban zakonisht anën e mamit tim, kështu që për këtë pjesë është shumë i zgjuar“.
Epo ç’mund të themi, veçse Zayn paska gjetur çelësin e harmonisë familjare!