E kemi parë shpesherë të jetë pjesë e pasarelave dhe imazh i firmave të modës më të njohura, por kësaj here bukuroshja 21 vjeçare zbulon një anë të saj që nuk e kishim parë ndonjëherë.
Hadid do të bëhet pjesë e emisionit Masterchef për njerëzit e famshëm. Ajo do të konkurojë me modelen Devon Windor në një sfidë për të fituar 25.000 dollarë në ndihmë të organizatave të tyre bamirëse: Global Lyme Disease Alliance (themeluar nga Gigi, motra e saj Bella dhe e ëma Yolanda) si dhe St. Louis Children’s Hospital. E kujt do i shkonte mendja se Gigi do të ishte kaq e mirë në kuzhinë?