Babai i Duas, Dukagjin Lipa ishte sot në një lidhje direkte nga Los Angeles me emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, ku foli për festivalin Sunny Hill dhe postimet e tij ku bën thirrje që shqiptarët të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Por gjatë intervistës, gazetarja e ngacmoi paksa edhe për Gigi Hadid dhe beben e saj.
Supermodelja ka vendosur të mos e tregojë portretin e të voglës në rrjete sociale, por Dukagjini zbuloi se ajo është një bebe shumë e lezetshme.
I pyetur nëse ka shkuar në shtëpinë e Gigit për t’i uruar mirëseardhjen në jetë të bebes, Dukagjini tregoi se ai dhe bashkëshortja e tij nuk kanë shkuar, por Dua po. E me siguri, artisti do e ketë parë beben nga fotot e të bijës.
“Dua ka qenë, por ne jo! Ka një bebe shumë të lezetshme”-tha Dukagjin Lipa.