INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi ultimatum Zayn: Kërko falje!

Gigi ultimatum Zayn: Kërko falje!

Publikuar më: 10:24 18-01-2016

Gigi Hadid në shpëtim!

Modelja 20 vjeçare, e cila është përfolur shumë për lidhjen e saj me ish yllin e 1D, Zayn Malik, i ka kërkuar këtij të fundit të kërkojë falje dhe të heqe mënjanë gjithë inatet që ka me pjestarët e tjerë të grupit. Sipas saj mënyra më e mirë është nëpërmjet muzikës. Megjithëse ky është një vendim që i  përket vetëm Zayn, ajo mendon se është e nevojshme t’iu kërkojë falje miqve të tij dhe të ecë përpara me karierën muzikore. Mos ndoshta kjo lidhet me faktin se mikja e saj e ngushtë, Kendall, së fundmi është përfshirë në një romancë me një nga pjestarët e grupit, Harry Styles? Na ngelet të shpresojmë që Zayn të dëgjojë këshillën e Gigi-t dhe të pajtohet me 1D. Në fund të fundit, është zgjedhja më e mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0031969547271729