Të dielën e datës 31 korrik 2016, gjatë një prove për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Rio, u zbulua se supermodelja Gisele Bundchen do të jetë në rolin e një viktime të problemeve sociale në vendin e saj të lindjes.
Prezantimi do të përshkruajë historinë e Brazilit, përfshirë muzikën, kontributet botërore dhe një mesazh për krenarinë kombëtare dhe paqen. Në një seksion që diskuton urbanizimin e vendit dhe krimin që e ndjek, Bundchen do të përfshihet në një "simulim sulmi madje edhe persekutimi". Jo saktësisht një ceremoni ” seksi” sic edhe u premtua pasi me prezencën e Bundchen pritej më shumë se kaq.