INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gisele Bündchen e  ndërpret  daljen  në pension  nga Runway për këtë arsye speciale... [FOTO]

Gisele Bündchen e ndërpret daljen në pension nga Runway për këtë arsye speciale... [FOTO]

Publikuar më: 16:12 19-07-2016

E  si  mund t’i rezistonte?

Pavarësisht faktit që Gisele Bündchen njoftoi daljen në pension nga Runway, një rast shumë i veçantë ka bërë që ajo të ndryshojë mendim. Dhe ajo ka qenë  Vera 2016 e Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro.  Supermodelja 35 vjeçare  do ta startojë festimet  duke hedhur sendet e saj përmes portës në stadiumin  Marakana, gjatë ceremonisë së hapjes, raporton Daily.

 Bundchen, e cila është ambasadore e markës Givenchy,  pothuajse 20 vite më vonë , shprehet  në Instagram: “Ndihem falënderuese që në moshën 14 vjeçare m’u dha mundësia për ta nisur këtë udhëtim. Sot, pas 29 vitesh në këtë industri , është privilegj për mua të jem pjesë e këtij eventi mode”. Kujtojmë që Bundchen u zbulua si modele  në Sao Paolo, Brazil gjatë një udhëtimi shkollor dhe gati 20 vjet më vonë, ajo zyrtarizoi daljen e saj në pension në të njëjtin qytet. Dhe si mbyllje të karrierës zgjodhi  prezantimin Colcci gjatë Sao Paolo Fashion Week. Supermodelja ka pozuar për etiketat e mëdha gjatë vitit të kaluar ku do të përmendnim: Carolina Herrera, Emilio Pucci, Balenciaga dhe Amour. Gisele gjithashtu  botoi edhe një libër dedikuar karrierës së saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051