Amber Rose duket se i ka bërë vetes një nder të madh me përgjigjen që i dha në Twitter, Kanye West.
Sipas raportimit më të fundit të TMZ, Amber i është ofruar nga Sextoy.com, kompania gjigande e prodhimit të lodrave seksi, të prodhojë një linjë produktesh të inspiruara nga "gishti" i famshëm, i preferuari i Kanye-s, i përmendur në postimin e modeles. Sipas drejtorit të kompanisë, postimi i Amber Rose në Twitter, do të ishte perfekt për të edukuar njerëzit rreth kënaqësive që sjell tek meshkujt stimulimi i prostatës. Sigurisht nga e gjithë kjo ofertë Rose do të fusë në xhep një përqindje të madhe të fitimeve, gjithmonë nëse e pranon atë. Kujtojmë që modelja është bërë e njohur pikërisht prej skandaleve të këtij lloji, pavarësisht se ka punuar për një kohë të gjatë si modele, stiliste dhe aktore!