INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjahtarët e paligjshëm në Shqipëri mburren me prenë online

Gjahtarët e paligjshëm në Shqipëri mburren me prenë online

Publikuar më: 10:49 12-01-2016

Gjahtarët që mburren rreth vrasjes së lepujve të egër në pjesët e mbuluara nga dëbora në Shqipëri janë bërë një hit në median sociale në ditët e fundit të dhjetorit dhe në fillim të vitit 2016.Asnjë prej tyre nuk mund të mos jetë i painformuar se pretë e tyre janë krejtësisht të paligjshme.

Çdo lloj gjuetie u ndalua në Shqipëri për dy vite në vitin 2014 dhe moratoriumi nuk del nga fuqia deri në mars.Fotot brutale të gjahtarëve me prenë e tyre në median sociale ndërkohë kanë alarmuar grupet që punojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe jetën e egër.Ata i kanë bërë thirrje Ministrisë së Mjedisit dhe Policisë së Shtetit të ndërhyjnë.

Kujtim Mersini, kryetar i OJQ-së, për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, tha për BIRN se ndalimi i gjuetisë duhet të vazhdojë.“Institucionet në ngarkim duhet të rrisin ndërgjegjësimin për ndalimin e gjuetisë dhe t’i ndalojnë këta shkelës sepse ato krijesa së shpejti do të hyjnë në fazën e shumimit dhe humbjet [nga të shtënat] do të jenë më të mëdha,” tha ai.

Ai thotë se ndalimi ka ulur ndjeshëm nivelin e gjuetisë – por qartazi nuk e ka ndaluar plotësisht.“Gjuetia ka vazhduar në zonat malore të Pukës, Mirditës, Librazhdit, Dibrës dhe Prespës. Faktet janë online dhe gjithashtu në baret dhe restorantet ku sheh së fundmi kafshë dhe arinj të balsamosur” tha ai.Këshilltarja e medias në ministrinë e mjedisit, Ana Kekezi, tha se zyrtarët po ndjekin se nga ku janë shfaqur fotot online. Por tha se identifikimi i shkelësve është i vështirë.“Është e vështirë për Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve të ndjekë çështjet e shfaqura në median sociale sepse në shumicën e rasteve vijnë nga profile anonime dhe në të tjera ka pretendime se fotot janë të vjetra,” tha Kekezi.

Nëse shkelësit kapen, në teori ata përballen me një gjobë rreth 700 euro dhe sekuestrim të armëve.Moratoriumi i gjuetisë ka merita për rigjallërimin e numrave të zogjve dhe kafshëve të rralla në malet dhe moçalishtet shqiptare.Ministria e Mjedisit po peshon zgjatjen e moratoriumit me dy vite të tjera, që lidhjet mjedisore e mbështesin fuqishëm.

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215