Gjahtarët kanë kapur dhe kanë vrarë një aligator 5 metra të gjatë që hante lopët e tyre.
Krijesa 363 kg u qëllua në Okeechobee, Florida ditën e shtunë pasi terrorizoi bagëtinë në fermën e Lee Lightsey.
Pronari i fermës “OutWest” dhe guida e gjahut Blake Godwin e zbuluan kafshën gjigante në pellgjet e lëndinës në 2 prill.
“Ne gjithashtu zbuluam mbetjet e bagëtive në ujë. Ishim të detyruar të besonim se ishte aligatori ai që po sulmonte lopët kur ato pinin ujë në pellg”- tha Godëin për Fox 13.
Kafsha ishte aq e madhe sa që Blake dhe Lee përdorën një traktor për ta nxjerrë nga uji. Krenarë ata e përdorën mjetin për të treguar kapjen e tyre.
Gjahtarët kanë në plan ta dhurojnë mishin e aligatorit për bamirësi ndërsa pjesën tjetër ta balsamosin për ekspozita apo shfaqje të gjahtarëve.