Një protest ndryshe para kryeministrisë. Janë gjahtarët, që në fakt kanë parashtruar dy kërkesa. Nga njëra anë kërkojnë mos vendosjen më të moratorimit për ndalimin e gjuhetisë e nga tjetra forcimin e ligjit.
Ata e konsiderojnë moratoriumin si masë shumë ekstreme. Gjahtarët mbanin në duar dhe parulla me mbishkrime: Ndal moratoriumit. Pro zbatimit të ligjit. Pro rregullimit të gjuetisë.
Ata bënë dhe një krahasim se si do të ndihet Kryeministri nëse i ndalojnë të pikturojë.
“Si do ta ndjeni veten ju nëse do ndaloheni të pikturoni për 2 vjet?”