Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gjakovës, ku pas një përleshje me armë zjarri, 3 persona kanë mbetur të vdekur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemajli”, në Çarshinë e këtij qyteti, ku mësohet se personat e vrarë janë dy vëllezër, Valon dhe Ilir Islamaj, të njohur ndryshe si vëllezërit Madanaj, si dhe Zef Krasniqi nga fshati Meçe.
Autori i dyshuar i vrasjes mendohet të jetë Gjelbrim Gjoshi, ku mediat shkruajnë se ka patur një konflikt të mëparshëm me dy vëllezërit. Sipas mediave vendase, dy vëllezërit njihen si persona që kanë shkaktuar probleme disa herë, ndërsa viktima e tretë, i cili është pronar i një karburanti, dyshohet se është vrarë në mënyrë të paqëllimshme.