INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjashtë të arrestuar pas sulmit ndaj presidentit Maduro

Gjashtë të arrestuar pas sulmit ndaj presidentit Maduro

Publikuar më: 14:31 06-08-2018

Autoritetet në Venezuelë arrestuan gjashtë persona të akuzuar, si përgjegjës për atentatin e dështuar ndaj presidentit të vendit Nikola Maduro. Ministri i Brendshëm paralajmëroi dhe arrestime të tjera duke deklaruar se janë identifikuar dhe ata që kanë urdhëruar vrasjen.

Ministri i Brendshëm dhe ai drejtësisë në Venezuelë Nestor Reverol, konfirmoi se gjashtë të dyshuar si terroristë janë arrestuar për atentatin e dështuar të së shtunës me drone me eksplozivë, në Karakas, ndaj presidentit të vendit, Nikolas Maduro. Reverol shtoi se autorët janë identifikuar plotësisht dhe ata që kanë urdhëruar vrasjen, Brenda dhe jashtë territorit të vendit. Sipas tij nuk përjashtohen arrestime të tjera.

Tre ushtarë janë në gjendje kritike për jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur për të mbrojtur Maduron nga shpërthimi që u shkaktua nga dy dronë të komanduar nga distanca.

Një nga dy dronët që fluturonte mbi tribunën ku po fliste Maduro u ç’orientua nga një sinjal duke dalë jashtë perimetrit të planifikuar nga vrasësit, ndërsa droni u dytë humbi kontrollin dhe u përplas.

atentati_ndaj_madurios.jpg

Në pamjet e transmetuara në televizione të ndryshme, duket Maduro që sheh lart pasi ka dëgjuar një shpërthim, truprojet e mbulojnë dhe mbrojnë por nuk duket asnjë dron. Më pas transmetimi i drejtpërdrejtë televiziv u ndërpre.

Një grup rebel civil dhe ushtaraki vetëquajtur Lëvizja kombëtare e ushtarëve me T-shirt, mori përpsipër përgjegjësinë e shpërthimit. Sipas deklaratës që i është dorëzuar gazetares Patrisia Poleo, grupi shprehej se është në kundërshtim me nderin ushtarak që të qëndrojë besnik ndaj qeverisë së atyre që jo vetëm kanë harruar kushtetutën, por që shfrytëzojnë gjithçka vetëm për të pasuruar veten. Maduro akuzoi Kolumbinë fqinje, si dhe disa elementë në Shtetet e Bashkuara për nxitjen e një “komploti” për vrasjen e tij. Ai tha se “nuk kishte asnjë dyshim” që pas sulmit fshihej presidenti kolumbian Juan Manuel Santos, megjithatë, udhëheqësi venezuelian, i cili në të kaluarën ka akuzuar edhe Shtetet e Bashkuara për komplote ndaj tij, nuk dha prova në mbështetje të akuzës së tij.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547