INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjashtë tërmete gjatë mesnatës në Shqipëri

Gjashtë tërmete gjatë mesnatës në Shqipëri

Publikuar më: 08:01 01-09-2016

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në mesnatë në Tiranë dhe në zonat përreth. Gjashtë termet janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkencave në Tiranë. Aktiviteti sizmik i këtyre tërmeteve janë regjistruar nga ora 22:20- 23: 52 të mbrëmjes së të enjtes 31 gusht 2016. Lëkundja më e fortë ka qenë në orën 22: 20 kur është regjistruar me magnitud 4.2 të shkallës rihter, me epiqendër Gështenjë, 14 km në veri të Librazhdit, i cili është ndier në qytetin e Librazhdi, Elbasan, Tiranë, Peshkopi. Kjo ngjarje sizmike është shoqëruar me 5 pasgoditje me shkallë rihter më të vogël ku epiqendrat e kanë pasur po në Librazhd. Momentalisht nuk raportohen për dëme apo të lënduar.

Shqipëria është një vend me aktivitet sizmik të dallueshëm. Vendi ynë bën pjesë në Ballkan dhe dihet që Ballkani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Në zonën mesdhetare ndodhin rreth 15% e tërmeteve në botë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 80% e tërmeteve, ndodhin në unazën e Paqësorit. Pikërisht kjo është arsyeja që vendi ynë shpeshherë goditet nga tërmetet. Shkaku i tyre është përplasja e mikropllakave të Adriatikut, të cilat janë pjesë e dy pllakave të mëdha kontinentale, që janë pllaka Afrikane dhe pllaka Euroazitike.

Article Logic
Execution time: 0.0040318965911865