Gjashtëdhjetë çifte u martuan të enjten në Sarajevë, gjë që organizatorët e cilësuan si dasmën më të madhe islamike që u mbajt ndonjëherë në Evropë. Bosnja zyrtarisht njeh vetëm dasma civile. Çiftet, të cilët tashmë ishin të martuar ligjërisht, morën pjesë në ceremoninë muslimane për arsye fetare ose kulturore. "Dasma është një ditë e veçantë për të gjithë, por duke u martuar në këtë mënyrë dhe me kaq shumë çifte rreth do të jetë diçka që do të kujtojmë për githë jetën," tha 31 vjeçari Almin Cutuk për Reuters. Një organizatë bamirëse që ndihmoi në organizimin e ngjarjes siguroi kostume të përshtatura për dhëndurët dhe veshjet për nuset. Çiftet u mblodhën në një banket dhe dhanë dhuruan një pagesë prej 500 marka boshnjake (rreth 300 dollarë).
Imam Resul Alic, i cili udhëhoqi shërbimin në xhaminë Istiklal, tha se qëllimi ishte të inkurajojë boshnjakët të fillojnë familjet në një kohë kur shumë të rinj e konsiderojnë shumë të kushtueshme realizimin e martesës së tyre. "Martesa është baza e njerëzimit dhe e çdo shoqërie. Sot shoqëria dhe familja jonë në veçanti përballen me një numër sfidash dhe më pak njerëz po martohen ", tha ai.
Me ekonominë që ende po shërohet nga lufta e viteve 1992-1995 dhe papunësia në shifra të dyfishta, normat e martesës dhe të lindjes kanë rënë vazhdimisht në vendin ballkanik, i cili ka një popullsi prej vetëm 3.5 milionë banorë, rreth gjysma e tyre muslimane. Nga 24,000 martesa të regjistruara në vitin 2007, numri i tyre ra në 14,870 vitin e kaluar. Më shumë se dy dekada pas luftës, në të cilën vdiqën 100,000 njerëz, Bosnja mbetet e ndarë përgjatë vijave fetare dhe etnike midis boshnjakëve muslimanë, serbëve të krishterë ortodoksë dhe kroatëve katolikë. Ndërkohë Radio Europa e Lirë sjellë pamjet e kësaj ceremonie të veçantë.