INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kendall Jenner përdor çorape për të rritur gjoksin

Kendall Jenner përdor çorape për të rritur gjoksin

Publikuar më: 13:46 03-03-2016

Të jesh Kendall Jenner, jeta nuk bëhët asnjëherë e mërzitshme.

Gjatë javës së modës, modelet ankohen shpesh se nuk kanë kohë dhe janë jashtëmase të lodhura, por në rastin e supermodeles 20-vjeçare ndodh krejt e kundërta. Të kërcesh në dhomën e hotelit veshur me Gucci, apo të hash nga McDonnald’s me një dorë, ndërsa me tjetrën të mbulosh gjoksin, apo të depilosh këmbët në sediljen e pasme të makinës, këto dhe shumë të tjera ndodhin gjatë një dite të yllit të “Keeping Up With the Kardashians”. Ajo që na bën më shumë zili është se Kendall ka shansin të bisedojë lirshëm më stilistin Marc Jacobs dhe motra e saj e madhe, Kim,  është vetë ajo që i sjell ushqimin, për të mos përmendur më pas një festë më rroba së bashku me miken e saj, Gigi. Hmmm nëse e dëgjoni me kujdes, Gigi na jep edhe një këshillë për të pasur një gjoks më të madh. Interesante!

 

Article Logic
Execution time: 0.0034158229827881