INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Gjatë shtatzënisë kalova në depresion”, Adelina Ismaili i nxjerr “bojën” politikanit të njohur

“Gjatë shtatzënisë kalova në depresion”, Adelina Ismaili i nxjerr “bojën” politikanit të njohur

Publikuar më: 20:19 25-11-2017

Adelina Ismaili është konsideruar gjithmonë si DIVA e muzikës shqiptare. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Vali Krasniqi kanë disa muaj që tashmë janë bërë prindër të një djali të vogël të quajtur Uliks.
Këngëtarja e njohur shqiptare e cila e ka lënë menjanë pasionin e saj për muzikën për t’ju përkushtuar familjes, ka realizuar një intervistë për emsionin “Thumb” ku ka folur për jetën si një mami e re, marrëdhënien me bashkëshortin e tij Valin, por edhe për lidhjen e ngushtë mes motrave.
Adelina, ka rrëfyer një moment të vështirë në jetën e saj, vdekjen e mamit. Në atë periudhë ajo ishte shtatzënë me Uliksin dhe ndarjen nga jeta të nënës se saj e ka përjetuar shumë keq, aq sa e ka quan “depresion gjatë shtatzënisë”.
“Depresion pas lindjes, nuk kam pasur, por gjatë shtatzënisë. Në atë periudhë më vdiq mami, dhe e kam pasur në mendje gjatë gjithë kohës që mami nuk është më me ne”, u shpreh ajo.

lina.png

Adelina Ismaili ka treguar gjithashtu sesi ka kapur mat një politikan të njohur duke vjedhur lekët e këngëtarëve.
"Kur kam qenë 14 vjeç, jam futur në banjon e meshkujve, në koncert. E kam zënë organizatorin e koncertit, që tani është figurë politike, por që s'mund t'ja përmend emrin, e kam zënë me gjithë pagesat e këngëtarëve dhe shpenzimet, me një qese duke ikur nga dritarja.
U frikësova se mendova po bënte vetëvrasje dhe e kapa prej këmbe, e rrëzova në tokë duke i thënë 'Jo, mos e vrit veten'. Pastaj kolegët e kanë rrahur shumë keq pasi e kuptuan çfarë ishte duke bërë", tregoi Adelina.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434