Rita Ora ndez publikun, me shumë krenari kërcen valle SHQIPTARE e flet SHQIP!
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka performuar sonte në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, para qindra e mijërave fansave. Ajo ka arritur të ndezë skenën, duke krijuar një atmosferë fantastike për qytetarët që kanë shkuar për ta ndjekur nga afër. Ndërkohë që po performonte disa nga hitet e saj, Rita Ora kishte rezervuar një surprizë për publikun shqiptar në Tiranë.
Rita kërceu para të gjithëve Vallen e Shotës, ndërkohë që në sfond shfaqej flamuri shqiptar. Vallen e kishte remix-uar me këngën “Black Widow” dhe herë pas herë falënderonte publikun e thonte “Të dua Shqipëri”.
33915997_1954590558203871_3520593917776723515_n from Elton Cara on Vimeo.