Supozohej të ishte debutimi i tij i madh në botën e kinemasë, por David Beckahm mund të ketë bërë gabimin më të madh të karrierës së tij.
Roli i tij në “King Arthur” është pritur në mënyrën më të keqe të mundshme nga fansat, të cilët nuk i kanë kursyer kritikat. Një pjesë e mirë e tyre kanë bërë me dije në rrjetet sociale se as nuk do ta merrnin mundimin që të shihnin filmin për të vetmen arsye se ish futbollisti do të luante në të. Filmi ishte cilësuar si i shumëpritur nga fansat, por në daljen e trailerit gjithë pritshmëritë janë përmbysur. Kështu si duken punët, për Beckahm, të jetë shok i ngushtë me regjisorin Guy Ritchie, nuk do t’i mjaftojë.