Olta dhe Kiara u janë përgjigjur një sërë pyetjesh të përgatitura nga vëllai i madh gjatë qëndrimit në suitën e improvizuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Mes pyetjeve ishin dhe disa me “spec”, teksa njëra prej tyre ishe se çfarë i eksitonte vajzat më shumë tek Luizi.
“Puthja”- u përgjigj Kiara.
Nga ana tjetër, Olta deklaroi se Luizi i duket shumë tërheqës kur kërcen dhe sipas saj është gjëja më e bukur që ai ka.
“Tani nuk mund të flas unë për këtë gjë, sepse nuk më eksiton më asgjë, por gjëja më e bukur që ka ai njeri është kur kërcen. S’kam parë çun që të kërcejë aq bukur. Kërcen yll”- tha Olta.