Dikur në showbiz-in shqiptar, Dafina Zeqiri dhe LEdri Vula kanë qenë një prej çifteve më të dashura dhe të komentuara.
Të dy artistët mbeten ndër më të suksesshmit dhe sërish përfliten edhe pas ndarjes.
Tanimë është e qartë që Dafina dhe Ledri kanë mbetur miq mjaft të mirë, por ka diçka të cilën Dafina vazhdon ta bëjë për reperin të cilën ky i fundit për një arsye ose një tjetër nuk e bën për ish-in e tij.
Para pak ditësh Ledri publikoi bahskëpunimin e tij më të fundit “Aje” me Taynën, dhe menjëherë Dafina nëpërmjet story-ve në Instagram ka promovuar këngën duke mbështetur Ledrin dhe reperen e re.
E megjithatë Dafina nuk vonoi të vinte me projektin e saj më të fundit muzikor “Alo”, por nuk pamë të njëjtën mbështetje nga ana e Ledrit për Dafinën.
Ndonëse tani kanë mbetur thjesht miq të mire, duket se Dafina është ajo e cila e tregon më së shumti suportin për ish-in e saj.