INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjen 235 mijë euro në anë të rrugës. I dorëzon në polici

Gjen 235 mijë euro në anë të rrugës. I dorëzon në polici

Publikuar më: 14:22 28-09-2018

Një motorist gjeti kartëmonedhat e shpërndara në anën e një autostrade spanjolle. Paratë ishin hedhur shumë pranë një postblloku policor. Policia u njoftua për zbulimin e çuditshëm që kishte bërë udhëtari me motor. Kartëmonedhat u gjetën në autostradën A4 në Tembleque pranë Toledos në Spanjën qendrore. Paratë u numëruan në bankë. U zbulua se ishin 234,890 euro dhe një kartëmonedhë 50 euro false. Policia po përpiqet të zbulojë se kush i zotëron paratë dhe pse u hodhën aty? Hetuesit mendojnë se ato mund të jenë hedhur nga dritarja e ndonjë një makine nga frika. Shoferi besonte se po të ndalohej nuk do të ishte në gjendje të justifikonte origjinën e tyre. Një zëdhënës i Gardës Civile lokale konfirmoi: se 'një përdorues autostradë lajmëroi një nga oficerët rreth pranisë së kartëmonedhave të shpërndara në anë të rrugës. 'Disa patrulla të Gardës Civile gjetën vendin ku ishin dhe mblodhën një sasi të rëndësishme parash që u dërguan në një bankë në mënyrë që të numëroheshin. "Ka pasur një kartëmonedhë të dëmtuar prej 100 eurosh, një 50 euro që duket se është e rreme dhe 234,890 €. Paratë u dërguan më pas në një stacion të Gardës Civile që mund të ruhen në mënyrë të sigurt. Policia ka hapur një hetim për të përcaktuar se nga kanë ardhur paratë.

Article Logic
Execution time: 0.0033490657806396