Ajo e djeshmja ishte një ditë tragjike për Kid Rock, i cili e ka gjetur asistentin e tij të pajetë si pasojë e një aksidenti me një ATV, saktësisht një motorr me 4 rrota.
Artisti 45 vjeçar ka marrë në telefon linjën e emergjencës ndërkohë që ishte ende shumë emocional dhe i prekur nga ngjarja. Kid Rock fillon të debatojë me operatoren duke përdorur gjuhë të dhunshme pasi kjo e fundit nuk po i dërgonte në mënyrë të menjhëershme një ambulancë. Ajo vazhdon ta pyesë mbi detajet por frustrimi i rokerit amerikan rritet dhe në fund ia kalon telefonin një mikeje që ta përfundonte atë. Një situatë e tensionuar por tërësisht e kuptueshme për Kid Rock, i cili duket se e ka vuajtuar shumë humbjen e asistentit të tij.