Policia arrestoi këtë të shtunë një tjetër person të përfshirë në grabitjen e Rinasit.
Në pranga u vu Hasan Kanaçi 48-vjeç, personi i cili ndihmoi nga brenda grabitësit e miliona eurove në datë 9 prill në aeroportin e Rinasit.
Sipas policisë gjatë ndalimit të tij janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë, e cila dyshohet se është një pjesë nga shuma e parave të grabitura në Rinas.
“Report tv” raporton se gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar në total më shumë se 100 mijë euro, pjesë më e madhe e të cilave janë gjetur në banesën e Hasan Kanaçit, ndërsa pjesë tjetër janë gjetur të fshehura në disa objekte të ndryshme.
Dyshohet se personi ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.