Policia e Pogradecit ka sekuestruar rreth 28 kg lëndë narkotike në fshatin Vërdovë. Burimet nga policia bëjnë me dije se droga u kap dje gjatë një kontrolli të ushtruar kontroll në një banesë të braktisur. Lënda narkotike e ndarë në thasë u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Ndërkohë policia thotë se po vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve