Policia vijon aksionet anti-kanabis, ku në Qarkun e Gjirokastrës janë sekuestruar rreth 400 kg lëndë narkotike e cila ishte në proces tharje. Droga u gjet në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Odriccan”, në Njësinë administrative Piskovë, në një kapanon të përshtatur me llamarina.
Për shkak të terrenit të thyer autorët kanë mundur të largohen. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Materialet i kaluan Prokurorisë Përmet për veprime të mëtejshme.