Policia e Beratit ka identifikuar në fshatin Plashnik 10.600 rrënjë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa të porsa mbjella. Ata kanë asgjesuar menjëherë të mbjellat dhe kanë vënë prangat Kryeplakut të fshatit, A.T 34 vjeç. Ai është i dyshuar, pasi nuk ka dhënë informacion në lidhje me sasinë e madhe të kanabisit të mbjellë. Sipas policisë nga kryeplaku presin bashkëpunim për të identifikuar dhe kapur autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Moskëllëzim krimi” në ngarkim të shtetasit A.T dhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.