INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjenden pjesë të trupit të gazetarit saudit, ku e kishin varrosur…

Gjenden pjesë të trupit të gazetarit saudit, ku e kishin varrosur…

Publikuar më: 13:48 23-10-2018

Vijon ende të jetë mister dhe të shkaktojë polemika zhdukja e gazetarit korrespondetit të Ëashington  Post Jamal Khashoggi i cili humbi gjurmët në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Por cdo ditë del një e dhënë e re e cila mund të zbardh të vërtetën.

Pjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, janë gjetur këtë të martë në kopshtin e Konsullatës së Përgjithshme të sauditëve në Stamboll, të paktën kështu raporton Sky News.

Sipas raportimeve të fundit, që vijnë nga hetuesit turq, trupi i tij është prerë në copa dhe është varrosur pjesë pjesë.

Thuhet gjithashtu se fytyra e tij është shpërfytyruar.

Ky njoftim vjen vetëm pak orë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi të dinte se “ku fshihej trupi” dhe se “cilët fshiheshin pas vrasjes” .

Gjithashtu, CNN publikoi më herët pamjet e kamerave të sigurisë, që tregonin se gazetari Khashoggi kishte hyrë në Konsullatë, ndërsa një tjetër person kishte dalë prej andej, me veshje të njëjtë me gazetarin, por me këpucë të ndryshme.

“Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka qenë e planifikuar disa ditë para se të ndodhte”, kështu ështu  shprehur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, teksa ka mbajtur një fjalim përpara deputetëve.

Ai tha se Turqia ka prova të forta se Khashoggi ka vdekur në 2 tetor  si pasojë e një vrasjeje të paramenduar në Konsullatën saudite në Stamboll.

Presidenti turk bëri thirrje gjithashtu që të dyshuarit të gjykohen në Stamboll, e jo në Arabinë Saudite.

Article Logic
Execution time: 0.0033509731292725