INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjenden pjesët e para të avionit të zhdukur, identifikohet një nga viktimat

Gjenden pjesët e para të avionit të zhdukur, identifikohet një nga viktimat

Publikuar më: 19:51 19-05-2016

Janë gjetur pjesët e para të avionit të zhdukur të kompanisë ajror “Egyptair” që po fluturonte nga Parisi në Kairo, pas alarmit të dhënë nga kompania që zotëronte avionin, duke njoftuar se në bord ndodheshin 66 persona. Edhe pse nuk dihet ende shkaku i rrëzimit, organizata terroriste Isis ka marrë përsipër autorësinë e sulmit, duke thënë se avionin e kanë shpërthyer me bombë nga brënda.

Në afërsi të ishullit grek Karpathos, janë gjetur pjesë të jelekëve dhe komardareve të shpëtimit si dhe është identifikuar viktima e parë. Ai është 40 vjeçari me shtetësi angleze, Richard Osman, i cili ishte gjeolog dhe kishte pak javë që ishte bërë baba për herë të dytë. Duke folur për Daily Mail, vëllai i tij, tha se Osman po udhëtonte për punë drejt Egjiptit.  

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201