INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendeni në rast emergjence? Urgjentisht, bëni këto 9 gjëra!

Gjendeni në rast emergjence? Urgjentisht, bëni këto 9 gjëra!

Publikuar më: 11:50 01-12-2017
Duhet të jemi të përgatitur për çdo lloj situate.
Ekspertët kanë renditur disa gjëra që duhet të bëni në rast emergjence për situata të ndryshme. Për më shumë, sipas intv.al, ndiqni këto udhëzime:
1. Dëgjoni  ose lexoni në media për informacion nga zyrtarët lokalë dhe ndiqni udhëzimet e tyre
Qëndroni në gadishmëri, derisa  të jeni gati për t'u evakuar.
 2. Mos  përdorni ashensorët
Edhe nëse mund të jeni në katet e fundit, mos i merrni sepse ka shumë mundësi që  të ngecin dhe të mos punojnë më pas. Si rezultat do mbeteni brenda.
3. Në asnjë rrethanë, mos hyni përsëri në ndërtesë derisa të autorizohet ta bëni këtë nga personeli i emergjencës
Kjo është një këshillë e cila renditet ndër më kryesoret, mund të duket sikur gjendja do jetë e qetësuar, por mos gaboni të nxitoheni. Prisni, sipas intv.al  deri në fund si do jetë situata!
4. Qëndroni të qetë
Merrni sa më shumë informacion që është e mundur, duke ruajtur qetësinë. Mos harroni se qetësia juaj, do bëjë që  t'i përballoni sa më mirë situatat e papritura.
5. Merrni para me vete
Nuk është e thënë të merrni një sasi të madhe, por të mjaftojë sa për të përballuar ditët në vazhdim. Ruajini në një vend të caktuar këto para.
6. Mos harroni dokumentat kryesore
Me dokumentë kryesorë përfshihen: karta e identitetit, pasaporta,  sigurimet shoqërore etj. Pa këto dokumentë nuk mund të shkoni  aty ku dëshironi.
7. Merrni kutinë e ndihmës së shpejtë 
Mbani të paktën, furnizim një javor të ilaçeve më kryesore. Asnjëherë nuk i dihet, nëse ju apo dikush nga familja do ketë nevojë për to. 
8. Përgatisni një listë kontaktesh
Mund të ndodhë që celulari juaj të jetë pa bateri. Atëherë gjëja e parë që na shkon në mendje është t’i telefonojmë ndonjë të njohuri, apo familjari që mund të na ndihmojë në situatën jo të mirë që mund të gjendemi.
9. Mos harroni të merrni kafshën shtëpiake
Ndodh që nga shpejtësia për t’u larguar nga shtëpia, të harroni kafshën shtëpiake tuajën. Ndoshta nuk ju shkon direkt në mendje, pasi situata e emergjencës do ju hutojë, por edhe kafsha shtëpiake është pjesë e familjes.
Kryesorja, sipas intv.al  është të ruajmë qetësinë dhe të mendojmë pozitivisht! 
 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.003925085067749