Në një minierë në Botsvana është zbuluar diamanti i dytë më i madh i paprerë nga një kompani minerare kanadeze. Diamanti është sa një top tenisi 1.758 karat dhe peshon 352 gram. Është zbuluar teksa kryheshin disa gërmime dhe është vlerësuar si një zbulim rekord.
Në një ankand, kompania “Lucara Diamond Cor” e nxorri në ankand për ta shitur diamantin, “Lesedi La Rona”. Ai u ble nga një tregtar britanik Graff Diamonds, me vlerë 53 milion dollarë.
Sipas Forbes nga ky diamant u prenë 67 gurë të çmuar, dhe pas gjetjes së fundit, aksionet e kompanisë Lucaras në vetëm 2 muaj u rritën deri në 11.4.