Futbollistja nga Kosova Florijana Ismajli u gjend e vdekur në 300 metra thellësi, pas më shumë se 4 ditësh kërkimesh. Ekskursioni së bashku me shoqen e saj në një varkë përfundoi në mënyrë tragjike në ujërat e thella të liqenit teksa 24 vjeçarja po ushtronte sportin e zhytjes.
Autoritetet italiane bënë të pamundurën për shpëtimin e saj nëpërmjet robotëve të mekanizuar, që gjetën trupin e futbollistes.
Florijana ishte pjesë e Young Boys skuadër që përfaqëson zvicrën. Për humbjen e saj reaguan edhe shumë figura publike të cilët shprehën ngushëllimet e tyre.
Ata e konsideruan veprimtarinë e saj shembull frymëzimi e suksesi.