Modelja e njohur gjermane, Kasia Lenhardt është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Berlin. Kasia ishte vetëm 25 vjeçe dhe u bë e famshme në vitin 2012 pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen televizive në Gjermani “Next Top Model”.
Mediat gjermane shkruajnë se modelja i dha fund jetës dhe trupi i saj u gjet i pajetë nga policia.
Pas vdekjes së Kasias, reagoi edhe Ardian Bujupi i cili ishte shumë i afërt më modelen dhe se ditët e fundit kishin diskutuar që ajo të ishte pjesë e videoklipit të tij.
"Nuk mund ta besoj që më duhet të shkruaj për këtë! Kasia ka kryer vetëvrasje. Ditët e fundit kemi folur çdo ditë për videoklipin e ri që kemi dashur të xhirojmë së bashku. Ajo ishte plot energji dhe besim”, shkruan Bujupi.
Jo vetëm Bujupi reagoi për këtë lajm, pasi ishin edhe Loredana edhe Rina Balaj, të cilt bënë postimet më poshtë në rrjete sociale.